Arabia Saudite, 14 të plagosur në revolta

04/10/2011 20:20

14 persona janë plagosur në revoltat që përfshinë pasditen e sotme një provincë në lindje të Arabisë Saudite, raportoi televizioni shtetëror i vendit.

Sipas versionit zyrtar, revolta në krahinën e Qatifit u nxit nga një shtet i huaj, pa përcaktuar se cili. Pakica e popullsisë shiite në Arabinë Saudite është e përqendruar pikërisht në lindje, ku ndodhën edhe një sërë përplasjesh më parë gjatë vitit.

Midis të plagosurve, tetë prej tyre ishin punonjës policie, ndërsa tre civilë. Ministria e Brendshme lëshoi një deklaratë në të cilën përshkruante se si “një personash të jashtëligjshëm, duke lëvizur me shpejtësi, sulmuan me bomba molotov forcat e rendit”.

Ndonëse nuk u bë asnjë akuzë konkrete ndaj vendit të përfshirë në këto revolta, referimi është i qartë për Iranin, shteti i vetëm i rajonit me shumicë popullësie shiite.

Në mars, policia saudite hapi zjarr për të shpërndarë demonstruesit në krahinën e Qatifit, një ditë përpara se të organizohej një protestë kombëtare anti-qeveritare.

E drejta e protestës është e ndaluar me ligj në Arabinë Saudite, vend i drejtuar nga një monarki absolute që prej ribashkimit të shtetit në vitin 1930. Shiitët përbëjnë 10% të numrit total të popullsisë arabosaudite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA