SHBA: Izraeli nuk duhet të vetëizolohet

03/10/2011 19:00

Izraeli është duke u shndërruar në një shtet gjithmonë e më të izoluar në Lindjen e Mesme, deklaroi Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta.

Sipas tij, Tel Avivi zyrtar duhet të rifillojë bisedimet e paqes me palestinezët dhe të përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet diplomatike me Turqinë dhe Egjiptin.

Izraelin lajmëroi javën e kaluar planet për ndërtimin e 1 100 shtëpive shtesë të kolonëve hebrenj në tokën palestineze, duke shkaktuar një tjetër goditje në shpresat e komunitetit ndërkombëtar për një afrim të mundshëm midis Izraelit dhe Palestinës.

”Është e qartë për ne se pas ndryshimeve që janë evidentuar në Lindjen e Mesme, nuk do të ishte diçka e mirë për Izraelin që të vetëizolohej gjithmonë e më shumë. Është pikërisht kjo ajo që po ndodh aktualisht”, tha Panetta përpara nisjes së tij me një avion ushtarak për në rajon.

Sekratari i Mbrojtjes do të takohet në ditët në vazhdim me Kryeministrin Izraelit Benjamin Natanyahu dhe Ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barak.

Çështja izraelo-palestineze është e hapur që prej sulmit hebre mbi Bregun Perëndimor në vitin 1967.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA