Humbjet e Ozonit mbi Arktik këtë vit janë kaq të mëdha sa për herë të
pare do të flitet për “vrimë të Ozonit”, ashtu si ne rastin e
Antarktides.

Raporti i fundit i nje grupi shkencetaresh del ne perfundimin ne nje lartesi prej 20 km nga toka, eshte humbur 80% e Ozonit. Arsyeja eshte kohezgjatja e pazakonte e te ftohtit ne kete lartesi. Ne kushte ngrice, grimcat e klorit qe eshte shkaterrues per ozonit, jane teper aktive.

Eshte e pamundur te parashikohet nese humbje te tilla do te ndodhin perseri, thuhet ne raportin e publikuar tek revista “Nature”. Hera e fundit qe jane leshuar te dhena per shtresen e Ozonit mbi Arktik ka qene ne muajin prill, por “Nature” eshte e para qe analizon deri ne fund keto informacione.

Dimrat ne stratosferen e Arktikut ndryshojne shume, disa jane te ngrohte, disa te ftohte, thone ekspertet. Por gjate ketrye dekadave te fundit, dimrat e ftohte jane bere ne gjithe kuptimin e fjales, te acarte. Efekti shkaterrues i klorit per Ozonin eshte dokumentuar tashme ne Antarktide, ku kjo shtrese rrallohet me shume per cdo dimer qe kalon. Ozoni bllokon rrezet ultraviolete te Diellit, shkaktare nder te tjera, edhe te kancerit te lekures. Sipas shkencetareve, kete radhe i ftohti ne Arktik ka zgjatur nga dhjetori deri ne muajin prill, dhe kjo eshte e para here qe vihet re nje fenomen i tille qe nga fillimi i regjistrimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA