Agjensia Hapësinore Europiane ka nisur zbatimin e planeve për ndërtimin e teleskopit më të madh ndonjëherë, i cili do të hedhë më shumë dritë rreth misterit së ekzistencës së formave të tjera të jetës në univers.
I quajtur në mënyrë të thjeshtë, “Teleskopi Extra Large”, ai është i pajisur me një xham zmadhues sa gjysma e një fushe futbolli dhe me një sistem novator me rreze infra të kuqe.
Pajisja do të instalohet në shkretëtirën e Atakamës, në Kili, e ndodhur në një lartësi prej 4 500 metrash dhe shumë e favorshme për vëzhgime hapësinore, duke qenë se në 350 ditë nga 365 gjatë një viti, qielli është tërësisht pa re për shkak të kushteve të veçanta meteorologjike të zonës.
Telekskopi pritet të zbulojë më shumë edhe rreth mikrogrimcave, duke dhënë një ndihmesë në kuptimin më të mirë të procesit të evolucionit. Sipas drejtuesve të projektit, ky teleskop do të jetë 15 herë më i fuqishëm se ai “Hubble”, i cili i vendosur në një satelit në vitin 1990, dha një ndihmesë të jashtëzakonshme në njohjen më të mirë të sistemit tonë diellor dhe të sistemeve më të afërta me Tokën.
Top Channel