Pritja e gjatë e të apasionuarve pas teknologjisë do të përfundojë ditën e martë, me Apple që do të zbulojë detajet e “iPhone 5” në një konferencë për shtyp. Pajisja do të dalë në shitje në treg vetëm dy javë më pas.
Do të jetë drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ai që do të tregojë novacionet e modelit. Ndërkohë, disa dhjetëra mijëra shitje janë regjistruar nëpër faqet e internetit, edhe pse risitë e aparatit nuk njihen ende për publikun.
Në hedhjen në treg të modeleve të mëparshëm të “iPhone”, në vende si SHBA apo Britani janë verifikuar rradhë të gjata me njerëz, të cilët kanë kaluar natën jashtë dyqanave, për të qenë të parët që do të blinin celularin.
Midis analistëve të teknologjisë, është ende e paqartë nëse bëhet fjalë për një “iPhone 5” që sjell në treg vetëm disa përmirësime nga version i mëparshëm apo një model të ri tërësisht novator.
Top Channel