Presidenti i Qipros, Demetris Christofias, është vendosur zyrtarisht nën hetim për neglizhencë, në shkaktimin e një shpërthimi gjigant, i cili i kushtoi jetën 13 personave më parë gjatë korrikut.
Një hetues e cilësoi përfshirjen e Christofias në ngjarje si “serioze dhe me një përgjegjësi të madhe vetjake”. Sipas tij, mënyra se si u krye demontimi i armatimeve pranë një depo armatimesh të marinës ishte tërësisht e papërgjegjshme.
Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Punëve të Jashtme dhanë dorëheqjen si rrjedhojë e ngjarjes. Shpërthimi përfshiu 100 kontenierë, me municionë të kapur ilegalisht duke u transportuar për në Iran. Incidenti mbetet edhe sot si më i përgjakshmi në historinë e Qipros, në kohë paqeje.
Si rrjedhojë e shpërthimit, edhe rrjeti i furnizimit me energji në vend pësoi dëmtime të mëdha, duke shkaktuar ndërprerje serioze në furniziminin me energji për një kohë të gjatë.
Top Channel