Dëbora godet Europën në fundjavë
03/10/2011 19:25
Rreshje të dendura dëbore do të godasin disa zona të Europës Perëndimore në fundjavë, ndërsa në disa rajone temperaturat do të ulen deri në 20 gradë celcius.
Përkeqësimi i beftë i kushteve meteorologjike do t’i japë përfundimisht fund verës së zgjatur të këtij viti, me temperaturat që vazhdojnë të jenë më të larta se mesatarja e tyre vjetore në shumë shtete europiane.
Sipas parashikimeve, Britania, Franca veriore dhe zona të gjera në Gjermani dhe vendet e ulta mund të zbardhen duke nisur nga dita e premte. Vera e zgjatur është duke vazhduar edhe në vendin tonë, me temperaturat që janë disa gradë mbi normën e tyre mesatare.
Top Channel