Britani, ligj kundër emigrimit

03/10/2011 00:00

Qeveria britanike do të anulojë ligjin që i lejon të huajt që pas pesë
vjetësh në Britani të marrin lejen e përhershme të qëndrimit dhe më pas
shtetesinë britanike.

Po ashtu qeveria do te kufizoje te drejten e pjesetareve te familijeve te ketyre te huajve, qe te bashkohen familjarisht me ta. Arsyeja e masave te reja nga qeveria e Kryeministrit Cameron eshte rritja e pakontrolluar e numrit te te huajve qe marrin te drejten e qendrimit te perhershem ne Britani, pas pese vjetesh qendrimi kur dhe u lind e drejta per marrjen e pasaportes britanike.

Numri i emigranteve qe kane perfituar ne 15 vjetet e fundit nga ky ligj ne Britani, nga 51 mije veta ne 1997 vitin e kaluar shkoi ne cerek million vete. Ministrja e Brendshme Tereza Mej, sipas shtypit vendas, po harton plane per pengesa te reja, qe emigrantet do te duhet te kapercejne.

Ne baze te planeve te reja, qe do te njoftohen pas dy muajsh, po punohet per nje test te ri qe do aplikohet perpara dhenies se te drejtes se perhershme te qendrimit. Pritet qe ajo te bazohet ne aftesine e emigranteve per te mbajtur financiarisht veten dhe familjen e vet, kualifikimet e tyre dhe nese ata do te punesohen ne ato profesione, ku nuk ka britanik te trajnauar sa duhet.Ata qe kane te ardhura te larta, si biznesmenet dhe miliarderet do te perjashtohen nga ky rregull, pasi ata krijojne vende te reja pune. Nje numer i madh shqiptaresh te Shqiperise dhe Kosoves jane bere gjate dekades se fundit shtetas britanike bashke me familjet e tyre. Sakaq, ka shume te rinj me ose pa shtetesine e fituar, qe jetojne aktualisht ne Britani e qe enderrojne te krijojne familijet dhe te bashkohen me ta, kudo qe jetojne ne Britani, te cilet mund te preken nga masat e reja.

Top Channel