Ukraina godet me dronë platformat nafte ruse në Detin Kaspik, ndërpritet prodhimi në dy rafineri Presidenti francez Nikolas Sarkozy do të zhvillojë në Gjermani një takim
me kancelaren Angela Merkel, bosht i të cilit do të jetë përshpejtimi i
vënies në jetë të planit për shpëtimin e Euros.
Të premten, Sarkozy deklaroi se bisedimet do te zhvillohen brenda disa ditesh ndersa paqartesia mbi stabilitetin e Eurozones dhe shqetesimet per nje thellim te mundshem te recesionit do te rikthehen ne tregjet europiane.
Nje deshtim i Greqise do te jete deshtim i Europes, deklaroi Sarkozy pas bisedimeve me kryeministrit grek Jorgos Papandreu. ‘As qe behet fjale ta leme Athinen ne balte’, ka shtuar shefi i Elizese, ndersa lavderoi shtetin helen per vendosmerine e treguar ne implementimin e masave drastike anti-krize.
Komentet e Sarkozy-së erdhen ne kohen kur lideret europiane i kthyen syte nga Sllovakia, te ciles i kerkojne te aprovoje fondin e shtuar te shpetimit te zones se Euros. Shume druhen se ky vend mund te mos i jape skemes drites jeshile. Pas clirimit qe prodhoi vendimi i Gjermanise per shtimin e fondit te ndihmes nuk zgjati shume.
“Ankthi eshte rishfaur ne tregje dhe ne korridoret e pushtetit”, thote ‘The Guardian”, teksa inflacioni i eurozones u ngrit ne nivelin me te larte te tre viteve, 3%, aksionet ne bankat franceze rane me 10% dhe banka qendrore e danimarkes ofroi 53 miliarde euro ne forme likuiditeti per emergjence i cili t`u vije ne ndihme bankave te vendit. Konflikti mbi planet e shtimit te fondit te ndihmes per eurozonen eshte shfaqur serish, duke i detyruar bankieret europiane te pretendojne pervijimin e nje marreveshje mbi nje skeme te re, e cila te jete gati deri ne takimin e ministrave te g20-tes ne mes te tetorit.
Top Channel