
Pa frike mund të thuhet se moti është cmendur në Britani. Anglezët, por
jo vetëm ata, historikisht ankohen për motin në ishullin britanik, i
cili zakonisht nuk është shumë bujar dhe ku stinët ndahen në bardhë e
zi, mot me shumë pak diell dhe vranësira në dimër dhe me paksa më shumë
diell, por jo mjaftueshëm në periudhën e verës.
Kur duhen kater jave nga nderrimi i ores dimerore, Britania sot po perjeton nje vere te vertetë indiane si kurre me pare. Merkuri ka mbërritur sot ne 30 grade celsius ne veri te Kondres, duke regjistruar tetorin me te ngrohte ne histori, qe kur kane filluar te mbahen rekordet e motit.
Nje mot kaq i ngrohte ne tetor eshte regjistruar per te fundit ne periudhen viktoriane ne 1895. Sot afro gjysmë milione vete i jane drejtuar bregdetit, nderkohe supermaktet llogarisin te shesin mbi gjysme milione ‘burger-a’ dhe mbi 10 milione shishe dhe kanoce birre. Britania eshte me ngrohte se sa Meksika, Turqia, Costa del Sol ne Spanje, Kuba apo edhe Tripoli.
Ky mot i pazakonte ka genyer edhe bimesine dhe lulet te cilat kane filluar te celin per here te dyte, si ne pranvere. Kjo vale te nxehti vjen ne te njejtin muaj kur parshikimet thone se tetori do te mbyllet me debore. Per kete arsye disa bashki kane filluar qe tani te mbajne ne gatishmeri makinat per shperndarjen e kripes ne rast debore, per te shmangur veshtiresite e kapricove te motit te vitit te kaluar.
Top Channel