NY, gatishmëri e lartë pas vrasjes së Al-Aulaki

01/10/2011 00:00

Pas vrasjes së anëtarit të rangut të lartë të Al-Kaidas, Awnar al Aulaki
në Jemen, policia e Neë York-ut eshte vene ne gadishmeri te larte.

Shefi i policisë në metropolin amerikan, Raymond Kelly tha se Aulaki ka shume idhtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e po keshtu edhe në New York. Njeriu i konsideruar si numri tre i Al Kaedes u vra të premten gjate nje sulmi ajror në Jemen.

Presidenti amerikan Barack Obaam e vlerësoi vrasjen e militantit te lindur ne Amerike si një “hap të rëndësishëm” në luftën kundër terrorizmit. Nderkohe, forcat e NATO-s ne Afganistan njoftuan kapjen e njerit prej udheheqesve kryesore te grupit Hakani gjate nje operacioni ne provincen Paktia.

Haxhi Mali Khan ishte i armatosur rende, pohuan burime te ISAF, por nuk ka bere rezistence. Rrjeti militant Hakani fajesohet per nje seri sulmesh te koheve te fundit ne Afganistan dhe besohet se ka shtrirje edhe ne pakistanin fqinj.

Top Channel