Holandë, ndalohet kanabisi për të huajt

01/10/2011 00:00

Nga 1 tetori, vizitorët nuk do të jenë më të mirëpritur në kafenetë e
shumta të qytetit kufitar holandez të Maastricht-it, për të ndezur
qetësisht një cigare me kanabis, apo të kërkojnë të blejnë sasi të tij,
përvec rastit kur vërtetojne se janë holandeze, belgë apo gjermane.

Autoritetet vendore thone se fluksi i madh i turisteve qe blejne droga te lehta ne qytet po kthehet ne nje kercenim per rendin publik e po shkakton nder te tjera, edhe probleme madhore te trafikut.

“Nga fillimi i tetorit do te hyje ne fuqi i ashtequajturi kriter i vendeve fqinje, qe do te thote se kafenete e Maastrichtit ku shitet marijuane, do te lejohen vetem njerez qe jetojne ne Hollande, Belgjike apo Gjermani”, thotë zyrtari Marc Josemans.

Ne perpjekje per te frenuar telashet dhe kriminalitetin e lidhur me kafenete dhe trafikun e droges, qeveria konservatore holandeze qe erdhi ne pushtet vitin e kaluar, i ka bere te ditura planet e saj kunder vershimit masiv te turisteve qe vijne per kete qellim, politike qe ndryshon kryekeput qendrimin liberal prej disa dekadash te vendit.

Shume pronare kafenesh thone se rregullat e reja nuk do te funksionojne, por thjesht do te godasin ekonomine e zones. Te gjithe keta kliente te cileve do t’u ndalohet hyrja, do t’i kthehen qarqeve ilegale ne vendet e tyre, shprehen pronaret, cka do ta rrise me shume kriminilatitetin dhe problemet, ndersa ne na reduktohen fitimet.
Levizja vjen perpara se ne parlamentin hollandez te diskutohet nje aksion energjik i kesaj natyre ne rang kombetar. Rasti i maastritit do t6e sherbeje si test per te pare mundesit e implementimit edhe ne qytete te tjera te Holandes.

Top Channel