Turqi, shpërthim në afërsi të Antalias

30/09/2011 17:55

Një shpërthim është verifikuar jashtë selisë së përgjithshme të policisë turke në afërsi të Antalias, ku si pasojë nje person ka vdekur.

Autoritetet lokale njoftojnë se dy persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi në Gojnuk, në rrethinat e qytetit.

Mediat lokale njoftojnë se një atentator vetëvrasës humbi jetën kur aktivizoi shpërthimin, teksa i afrohej postobllokut jashtë ndërtesës.

Zv/guvernatori i Antalias, Recep Yuksel ka deklaruar për agjencinë shtetërore të lajmeve se motivet e shpërthimit janë ende të paqarta.

“Një shpërthim ndodhi në një zonë të banuar larg atyre turistike, duke vrarë një person, i cili nuk është identifikuar ende”, ka deklaruar Yuksel.

“Dy persona që ndodheshin pranë kanë mbetur të plagosur lehtë. Autoritetet kanë nisur hetimet”, ka shtuar ai.

Militantë kurdë, të majtë dhe islamikë kanë marrë përsipër sulme të
tilla të kryera në të kaluarën në Turqi. Javën e kaluar nga shpërthimi i
një autobombe në Ankara humbën jetën tre persona. 

Autoritetet u janë përgjigjur me operacione të shumta policore grupeve të dyshuara si rebele dhe kanë kryer disa sulme ajrore ndaj bazave kurde në veri të Irakut.

Fajkojtë për Lirinë e Kurdistanit, një grup militant i lidhur me PKK-në, mori përgjegjësinë për sulmin e javës së kaluar në Ankara dhe kërcënoi me atentate të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA