Kenneth Robinson është një nga personat më të lakmuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ka blerë një mansion me vlerë prej 330 000 dollarësh për vetëm 16 dollarë.
Si ia arriti kësaj? Përgjigja është e thjeshtë: ky burrë përfitoi nga një ligj i vjetër që të lejon të kërkosh pronësinë e një banese të braktisur nëse pronarët nuk kundërshtojnë.
Sipas mediave lokale, pronarët u larguan nga shtëpia pasi banka e konfiskoi atë. Më pas, vetë banka falimentoi.
Pas disa vëzhgimesh disamujore, Robinson zbuloi se banesa kishte më shumë se një vit e braktisur dhe vendosi që të përdorte ligjin në fjalë duke paguar vetëm 16 dollarë në një gjykatë lokale të Teksasit për të jetuar në shtëpinë me oborr dhe pishinë.
Fqinjët lajmëruan policinë kur panë burrin që hyri në shtëpi, por agjentët nuk kishin çfarë të bënin pasi Keneth hyri me çelësa dhe një dokument juridik.
Gjithsesi, Robinson nuk do të quhet pronar i mansionit deri sa të jetojë në të për tre vjet.
Top Channel