Kriza, Kina angazhim në Europë

30/09/2011 13:15

Kina në mënyrë të vazhduar e ka rikonfirmuar angazhimin e saj ndaj Euros dhe ekonomisë europiane.

Pekini eshte shprehur i gatshem te ofroje ndihmen e tij per zonen e monedhes se perbashket ne kete moment veshtiresie. Por ne te vertete, thotë “Zëri i Amerikës”, ngërci i borxhit europian eshte duke i krijuar vendit aziatik mundesi te reja ekonomike.

Një raport i ri i Këshillit Evropian mbi Marrëdhëniet e Jashtme thotë se Kina po përfiton nga kriza, duke arritur marrëveshje shumë të leverdisshme dhe duke blerë borxhet shtetrore të vendeve evropiane me deficit të lartë.

Sipas raportit  “Beteja për Evropën” Pekini është shumë i interesuar në burimet e teknologjisë së lartë të Evropës, veçanërisht në teknologjinë e gjelbër. Europa e goditur nga kriza ka nevoje per para dhe po i lejon kines te gjeje terren, ndersa prania e saj ne kontinentin e vjeter eshte duke krijuar linja te reja brenda tij, qe e bejne me te veshtire implementimin e strategjise se perbashket ndaj Pekinit, qe BE kishte nisur te zhvillonte.

Ndersa europianet po konkurojne me njeri tjetrin per bizneset kineze, thone specialistet, ata jane reduktuar shanset e nje aksesi kolektiv ne tregjet e kines. niveli i investimeve kineze po rritet me shpejtësi dhe brenda vitit 2015, ato mund te kapercejne nivelin e investimet evropiane në Kinë, cka perben shqetesim. Nga ana tjeter ka ankesa se Kina nuk i lejon shoqëritë evropiane të kenë një prani të ngjashme në ekonominë e saj. Megjithë pranimin nga disa vende evropiane, opinioni publik evropian vazhdon ta shikojë me dyshim Pekinin edhe pse ka shpenzuar miliona dollarë për zgjerimin e mediave shtetërore dhe të instituteve të kulturës në Evropë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA