Klinton apel Sirisë: Mbroni ambasadorët

30/09/2011 02:45

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton u kërkoi autoriteteve siriane që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për siguruar trupën diplomatike amerikane në Damask.

Deklarata e Klinton është lëshuar pas sulmit ndaj ambasadorit të SHBA-së në Damask, Robert Ford. Ford u sulmua teksa po takohej me liderin e opozitës siriane në rezidencën e këtij të fundit.

Dhjetra mbështetës të presidentit Asad rrethuan ndërtesën ku po mbahej takimi, dëmtuan makinat e trupës diplomatike amerikane dhe qëlluan me domate e vezë në drejtim të ambasadorit amerikan.

Fatmirësisht, ambasadori Ford nuk u lëndua gjatë incidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA