“Tiangong-1” (Pallati i kaltërt) është nisur për në hapësirë duke materializuar ëndrrën e Pekinit për të pasur stacionin e vetë hapësinor që vërtitet përreth Tokës.
Lëshimi është bërë në qendrën hapësinore të Jiuquan, në provincën e Gansu, duke përdorur një raketë të llojit “Marshimi i gjatë-IIF”.
Në krye të saj gjendet “Tiangong-1”, laboratori i parë i gjatë 10,5 metra dhe i gjerë më shumë se katër, në të cilin mund të banojnë astronautët kinezë.
Misioni i parë shërben për të provuar teknologjitë e nevojshme për mbijetesën e njeriut për periudha të gjata.
Nëse gjithçka do të shkojë mirë dhe laboratori do të vendoset në orbitën e tij, në 400-500 kilometra lartësi, brenda vitit do të dërgohet anija Shenzhou-8 për të provuar një lidhje automatike.
Top Channel