Kriza e borxhit, Obama kritikon Europën

29/09/2011 00:25

Presidenti amerikan, Barak Obama mendon se vendet europiane nuk kanë bërë aq sa duhet për të shëruar sektorin e tyre financiar, duke ushtruar presion ndaj udhëheqësve të eurozonës për të zgjidhur krizen e borxhit.

“Në Europë ne nuk i kemi parë të merren sic duhet me sistemin e tyre financiar dhe atë bankar, në mënyrë efektive aq sa duhet”, tha Obama.

Presidenti amerikan iu përgjigj një pyetje për rritjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara, gjatë një tryeze të rrumbullakët, që u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk specifikoi se cfarë masash duhet të marrë Europa për të zgjidhur krizën e borxhit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhei Kerni më pas, gjatë një konference shtypi, shtoi se administrata Obama është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e Bashkimit Europian, për të ndërmarrë veprime për të zgjidhur krizën.

Ai tha të marten, se kriza e borxhit në Europë po e tmerron botën. Sa i takon shërimit të ekonomisë amerikane, Obama tha se ai është penguar nga kryengritjet në Lindjen e Mesme, që sollën rritjen e cmimit të energjisë si dhe shëndeti financiar i vendeve të Europës.

Papunësia dhe frika për një recesion tjetër në Shtetet e Bashkuara po pengojnë përpjekjet e Barak Obamës për t’u rizgjedhur President në vitin 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA