Gjermania: Pro zgjerimit të fondit të BE

29/09/2011 00:00

Parlamenti gjerman i ka dhënë dritën jeshile përforcimit të Fondit Financiar Evropian të Stabilitetit.

Votimi ka siguruar një mazhorancë dërrmuese me 523 vota pro, edhe pse do të mjaftonin 511, 85 kundër dhe tre abstenim.

Orientimi i Bundestagut ishte një test thelbësor për lidershipin e kancelares Angela Merkel, për zgjedhjet e saj evropiane dhe për vetë qeverinë federale.

Merkel është përballur këto muaj me kundërshtimin e një pjese të opinionit publik dhe të elitës ekonomike e politike gjermane, të shqetësuar për krizën e borxheve dhe për kostot e shpëtimeve që sipas tyre mund të rëndojnë mbi Gjermaninë.

Komisioni Evropian e ka mirëpritur votimin e Berlinit, që konsiderohet si shtylla mbrojtëse e monedhës së përbashkët.

Brukseli është shprehur optimist se mundësia e zgjatjes së mandatit të Fondit Financiar Evropian të Stabilitetit do të votohet nga të gjitha vendet anëtare të eurozonës brenda gjysmës së parë të tetorit.

Reforma parashikon implementimin e kapaciteteve të fondit nga 250 në 440 miliardë euro, prezanton mundësinë e blerjes së titujve të shtetit evropian në tregun sekondar dhe vendosjen e linjave të kredive në dispozicion të vendeve në vështirësi.

Në bazë të marrëveshjes së arritur nga Këshilli i Evropës më 21 korrik, të gjithë parlamentet e 17 vendeve anëtare të eurozonës duhet të ratifikojnë marrjen e masave të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA