Bullgari, gomari kandidon për kryetar bashkie

29/09/2011 16:25

Duket e pabesueshme, por një gomar do të kandidojë për kryetar bashkie të qytetit të Varnës, në Bullgari, në zgjedhjet që do të zhvillohen në 23 tetor.

Gomari me emrin Marko është përzgjedhur nga partia Shoqëria për Bullgarinë e Re në shenjë proteste ndaj kryetarit aktual të bashkisë, Kiril Yordanov.

Angel Dyankov, drejtori i fushatës elektorale i kësaj partie, theksoi: “Ndryshe nga kandidatët e tjerë të partive të mëdha, Marko ka një karakter të fortë, nuk vjedh, nuk gënjen dhe i shkon deri në fund punëve.”

Nga ana tjetër, Yordanov e ka quajtur këtë iniciativë si “aspak dinjitoze”.

Dyankov u përgjigj: “Yordanov ka të drejtë. Mendoni pak se si mund të ndihet Marko kur të dalë në platformë së bashku me një idiot si kryetari i bashkisë. Nuk do të ishte dinjitoze për çdo gomar që ka një minimum respekti për veten.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA