Afganistan e Irak, 4 ushtarë të NATO-s të vrarë
29/09/2011 19:25
Tre ushtarë të NATO-s janë vrarë nga shpërthimi i një bombe artizanale në jug të Afganistan. Lajmin e kanë bërë të ditur krerë të Aleancës, duke saktësuar se ngjarja ka ndodhur të mërkurën.
Ndërkohë në Irak është vrarë një ushtar amerikan, i pari i kontigjentit amerikan pas më shumë se dy muaj.
Nuk janë shpërndarë detaje për rrethanat e vdekjes.
Ushtari amerikan i fundit që u vra në Irak, ishte në Basra, në jug, më 15 korrik.
Top Channel