Krahas hapjes së degëve në të gjithë Shqipërinë, Aleanca Kuqezi është duke i kushtuar një vëmendje edhe shtrirjes së veprimtarisë në ato shtete ku jetojnë emigrantë shqiptarë.
Pas disa veprimtarive në Kosovë dhe Londër ku nismat e Aleancës Kuq e Zi janë mirëpritur, përfaqësues të Aleancës kanë bërë publike nismën më të re të quajtur “Maratona Kuq e Zi”.
Ardit Çollaku përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi publikoi kalendarin e kësaj maratone.
“1 tetor në Bruksel me shqiptarët e Belgjikës, 2-10 tetor në Nju Jork do të ketë tubim të Aleancës në orën 11:00 në Fifth Avenue, më 3-17 tetor në Romë me shqiptarët e Italisë në orën 18:00 në ‘via De Lollis’, Universiteti “Sapienza”, më 4-26 tetor në Tetovë në Universtetin e Tetovës. “Maratona Kuq e Zi” do të përmbyllet me 28 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë”, shprehet Ardit Çollaku.
Qëllimi i kësaj maratone të Aleancës Kuq e Zi është promovimi dhe mbrojtja e vlerave kombëtare dhe historike kudo që jetojnë shqiptarë, në trojet e tyre apo edhe në diasporë.
Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi deklaruan se synojnë ta shndërrojnë këtë lëvizje në një rrymë patriotike e cila të vendosë kombin mbi interesat e partive politike.
Presidenti Topi në “Top Story”
Presidenti i Republikës, Bamir Topi thyhen heshtjen pas shumë kohësh. Ai do të jetë sot i ftuari i gazetarit Sokol Balla në emisionin Top Story që do të mund ta ndiqni në Top Channel, në orën 21.
A e mbështet më zoti Topi idenë e zgjedhjes së kreut të shtetit nga populli dhe cila do jetë e ardhmja e tij politike? Çfarë mendon presidenti për Aleancën Kuq e Zi? President i ardhshëm apo parti politike, këtë kreu i shtetit do ta sqarojë sonte në orën 21:00 në emisionin Top Story.
Top Channel