Vietnam, fle me gruan e vdekur për 9 vjet rresht

28/09/2011 13:45

Një burrë nga Vietnami ka 9 vite që fle me eshtrat e gruas së tij të vdekur, të futura në një kukull të madhe.

Sipas mediave lokale, 57-vjeçari Le Van zhvarrosi ish-bashkëshorten e tij në vitin 2004, një vit pas vdekjes së saj dhe që atëherë fle me eshtrat.

Autoritetet i kanë thënë që të kthejë sërish eshtrat në varr në vitin 2009, atëherë kur kjo ngjarje u publikua për herë të parë, por nuk ka asnjë ligj që detyron vietnamezin që ta bëjë këtë gjë.

Burri fillimisht flinte në varrin e gruas, por fëmijët e bindën që të mos i kalonte netët jashtë. Atëherë ai vendosi të bënte një kukull dhe vendosi eshtrat brenda saj. Që nga ajo kohë, Le Van fle së bashku me bashkëshorten e vdekur në shtëpinë e tij modeste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA