Kanada, një shqiptar për deputet

28/09/2011 01:40

Një kandidat shqiptar do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen më 6 tetor në Ontario të Kanadasë.

Ai është Gerti Dervishi, 30 vjec që do të përfaqësojë, Partinë e Re Demokratike. Në një intervistë telefonike për Top Channel, ai shpjegoi se arsyeja përse vendosi të hyjë në këtë garë ishte se tek Partia e Re Demokratike kishte parë forcën politike që mbronte shtresën e mesme dhe personat me të ardhura mesatare. Ashtu shtoi gjithashtu edhe domosdoshmërinë dhe zotimin për të qenë një zë i fortë për të gjithë emigrantët shqiptarë në Kanada.

Familja Dervishi emigroi në vitin 1999. Asokohe ai ishte një student i Juridikut. U diplomua për Inxhinjeri Elektrike në Universitetin e Otauas si dhe ka përfunduar studimet Master në Administrim-Biznes në Universitetin “Rajurson”, një vit më parë.  

Me experiencë në sektorin publik dhe privat, Dervishi e konsideron kandidimin e tij, një derë të hapur për komunitetin shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA