Izraeli miraton ndërtimin e shtëpive të reja

28/09/2011 03:45

Izraeli miratoi ndërtimin e 1100 shtëpive në vendbanimin e Gilos në periferi të Jeruzalemit. Vendimi vjen disa ditë pasi udhëheqësi Mahmud Abas i kërkoi OKB-se, anëtarësimin e plotë të shtetit të Palestinës.

Duke iu referuar faqes online “Ynet Ne?s”, plani parashikon ndërtimin e shtëpive të vogla, ndërtesa publike, një shkolle dhe një zonë industriale.

Autoritetet izraelite thanë se në Gilo, përgjatë dy viteve të ardhshem dë të ndërtohen 3000 shtëpi.

Të paktën 500 mijë hebraikë jetojnë në vendbanimet në territorin e pushtuar, të cilat, ligji ndërkombëtar i cilëson të paligjshme.

Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat tha se ky vendim bie në kundërshtim me propozimin e Kuartetit për Lindjen e Mesme, për rinisjen e bisedimeve mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Për Shtetet e Bashkuara plani është zhgënjyes, ndërsa shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Baronesha Kethrin Eshton u bëri thirrje palëve t’i shmangen akteve provokuese.

Izraeli ndërtoi vendbanimet në Gilo, pas pushtimit të territorit në vitin 1967. Më pas u përfshi në bashkinë e Jeruzalemit, një lëvizje e cila nuk u pranua nga bashkësia ndërkombëtare.

Të martën, tre reporterët e OKB-se i bënë apel autoriteteve izraelite t’i japin fund shkatërrimit të shtëpive palestineze apo ndërtimeve të tjera në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA