“Beatles”, “U2”, “Take-That”, Elvis Preasly apo Michael Jackson, janë grupe muzikore dhe këngëtarë që kanë bërë për vete miliona fansa.

Stadiumet dhe sheshet e hapura, u bënë vende ku takimet me idhujt e tyre “hynë në hisori”, një histori që përsëritet sot e kësaj dite, ku adrenalina nuk njeh kufi dhe muzika kthehet në fenomen të jashtëzakonshëm.

“You are the best” apo “I love your music”, këto ishin parrullat që i jepnin gjallëri turmës. 63-shi ishte viti kur shpërtheu popullariteti i grupit “Beatles”. Në fillimet e tyre, numri i fansave ishte 1 mijë, por pas promovimit të grupit, kjo shifër u rrit në mënyrë marramendëse, duke arritur në 80 mijë.

Në vitet ’60 grupet e fansave përbëheshin nga vajza me minifunde që shoqëronin rock-staret nëpër turne, për t`i dhënë më shumë entuziazëm “jetës së egër”.

Grupet përbëheshin prej të rinjve apo të rejave, të moshës 14 deri në 20 vjeç, që përveç muzikës së tyre të dashur, rock-ut, i ndiqnin artistët  nëpër turne, duke u bërë mbështetës. Ekseset seksuale i bënin vajzat dhe djemtë, anëtare të vërteta të rrethit të tyre.

Grupet e fansave, shumë shpejt u bënë dukuri shoqërore, në saj të famës që arritën disa prej grumbullimeve të tilla.

Edhe pse i përhapur që në vitet ’70, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europën Perëndimore, në Itali grupet u shfaqën në vitet 80 dhe shumë më vonë në Shqipëri.

Ata që themeluan grupet ishin protagonistë të revolucionit kulturor dhe seksual. Grupet e fansave ishin formacione komplekse, që u krijuan për motive të ndryshme, anëtarët e tyre ishin në kërkim të suksesit, përzier nga “tërheqja fatale” e artistëve karizmatikë.

Ky fenomen solli martesa mes artistëve të mëdhenj dhe vajzave që i ndiqnin “Idhujt”. P.sh. këngëtari David Boëie u martua me Angie-n, vajza që për dy vjet e kishte ndjekur në koncerte dhe turret e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA