“Adhuroj Elvis Presley”

28/09/2011 20:00

Çmenduria e tij ka arritur deri tek timoni. Emrin dhe imazhin e Elvis Presley-t, Derandi e ka gdhendur dhe e ka çdo ditë ndër duar.

“Jam munduar gjashtë muaj që ta kisha atë timon se duhej bërë me porosi dhe tani në timon kam Elvis Presley, të gjithë ma shohin dhe bie në sy”, është shprehur Derandi.

E adhuron, por nuk përpiqet aspak të jetë Elvisi, as në mënyrën e të sjellurit dhe as në mënyrën e të veshurit. Ndonjëherë i duket sikur do të fyente imazhin e tij, nëse do ta bënte.

Muzika e Presley-t e bën të ndjehet mirë, ndonjëherë e bën të dalë edhe paksa jashtë vetes. Ka ndjekur edhe një koncert të një prej imituesve të Elvisit, por nuk është larguar me përshtypjet më të mira.

“Një koncert të imituesit të Elvis Priestley e kam ndjekur. Normal kisha një lloj emocioni se ishin këngët e Elvis, por që nuk më pëlqente”, thotë Derandi.

Ka bluzën me posterin e Elvisit, ka postera, ka video, CD, libra, me pak fjalë, pak nga pak ka krijuar mozaikun personal të Elvisit. Ka edhe histori ku miqtë e tij kanë filluar të bëjnë shaka me njohuritë e tij, por…

“Në një nga emisionet e Top Channel, ‘Ti Vlen’, një imitues i Elvis Prestley më tregon një këngë një ditë dhe më thotë se është zbuluar tani dhe shoqëria filloi të bëntë shaka duke më thënë se nuk e njeh sa ky. I thash atij që kjo këngë nuk ka dalë tani, por në 1976, në albumin from ‘Elvis Bulevard’ dhe është kënga e tretë në radhë. Jo më thoshte, s’ka mundësi. Klikuam në internet dhe pamë se ishte e vërtetë”, shprehet Derandi.

Çdo fans bën çmendurira dhe Denardi e ka bërë një çmenduri që deri tani nuk ia ka thënë askujt:

“Kam pasur një ditë një interviste pune dhe ‘DigitAlbi’ në atë kohë do të jepte një dokumentar për Elvis Prestley, në orën 9 të mëngjesit, në të njëjtën kohë kur kisha dhe intervistën, në të cilën nuk vajta, sepse doja të shikoja dokumentarin”, rrëfehet Derandi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA