Tepër seksi për parlamentin kanadez
27/09/2011 16:40
Rathika Sitsabaiesan është bërë e famshe në Kanada sepse është deputetja e parë me origjinë tamile që futet në parlamentin kanadez dhe jo vetëm. Ajo po provon personalisht se ç’do të thotë të jesh një personazh publik.
Gazeta ‘National Post’ publikon një modifikim të fotos së saj që është bërë nga faqja në internet e parlamentit të Kanadasë sepse fotoja origjinale është konsideruar shumë “e nxehtë”.
Dekolteja shumë e hapur e deputetes së lindur në Sri Lanka nuk është pëlqyer shumë dhe është “mbyllur” me anë të Photoshop-it.
29-vjeçarja nuk është prononcuar për këtë çështje, ndërsa grupet feministe kanë reaguar duke akuzuar deputetët e parlamentit si maskilistë: “Nuk ka arsye për të bërë diçka të tillë.”
Top Channel