SHBA, pakti i Senatit shmang falimentimin

27/09/2011 00:00

Senati amerikan ka kaluar një rezolutë që siguron para për të financuar
qeverinë amerikane dhe që i jep fund frikës për një falimentim.

Më parë demokratët kishin kundërshtuar kërkesat e republikanëve për të shtuar ndihmat për personat e prekur nga katastrofat natyrore me shkurtimin e programeve për energjinë e pastër.

Marrëveshja u arrit pasi Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave deklaroi të premten se kishte mjaft para për ta përballuar situatën deri në fund të vitit fiskal.

Financimet e reja do të zgjasin deri më 18 nëntor pasi rezoluta të ketë kaluar në Dhomën e Senatit.

Një masë afatshkurtër e përfshirë nga rezoluta i lejon qeverisë të vazhdojë punën derisa Dhoma e Përfaqësuesve, aktualisht me pushime, ta votojë atë.

Megjithatë, mediat amerikane raportojnë se Dhoma mund ta kalojë atë përmes votës pro-forma, brenda kësaj jave.

Marrëveshja duket se u jep fund një seri mosmarrëveshjesh që kanë paralizuar Kongresin dhe ekspozuar një diferencë të thellë mes republikanëve dhe demokratëve.

Ajo vjen pasi AFMK bëri të ditur se kishte mundësi për të vazhduar operacionet e ndihmave për pjesën tjetër të javës në zonat e prekura nga përmbytjet, tornadot dhe uraganët.

Në kuadër të marrëveshjes, Senati i kontrolluar nga demokratët miratoi edhe një shkurtim prej 1.5 miliardë dollarësh nga buxheti për makinat elektrike, projekt ky i mbështetur nga republikanët.

Si kompromis, demokratët ofruan një mbështetje për fondin prej 3 miliardë dollarësh për viktimat e katastrofave, më pak nga sa ata kërkuan javën e kaluar.

Top Channel