Rusi, ministri i Financave u shkarkua

27/09/2011 00:00

‘Nuk e dha vete doreheqjen. E hoqem ne’.Kremlini konfirmoi shkarkimin e
ministrit te Financave Alexei Kudrin, njekohesisht zevendeskryeminister,
qe guxoi te rebelohej ehoj e te deklaronte se nuk do te merrte pjese ne
nje qeveri te re nese sic pritet tashme, Putin dhe Medevdev do te
shkembenin rolet.

Ndonese u tha se presidenti kishte firmosur doreheqjen e Kudrinit, zedhenesja e Medvedevit, Natalia Timakova deklaroi para gazetareve ne Moske se nuk ishte ministri qe e hodhi nje hap te tille, por kreu i shtetit qe vendosi konform procedurave ekzistuese me propozim te kryeministrit.

“Kritikat e Kudrinit ishin harbute dhe te pajustifikuara, keto jane fjalet  presidentit. Ai i dha ministrit nje ultimatimum te largohej vete ose t’i bindej rregullave, dhe ne fund, nenshkroi nje dekret ku pranonte doreheqjen”, tha Natalya Timakova.

Kudrin e kishte shprehur qarte perbuzjen ndaj pjesemarrjes ne nje kabinet qeveritar me Dimitri Medvedevin ne krye. Reagimi i presidentit qe i menjehershem dhe i acaruar, Medvedev i kishte lene Kudrinit 24 ore ne dispozicion per nje bere nje zgjedhje.

Top Channel