Kafeja parandalon stresin dhe depresionin

27/09/2011 00:00

Gratë që konsumojnë dy ose më shumë filxhanë kafe në ditë janë më pak të prirura të stresohen apo të bien pre e depresionit.

Kështu thotë një studim i kryer së fundmi. Ende nuk është e qartë përse mund të shkaktohet ky efekt, por autorët besojnë se kafeina në kafe mund të alternojë metabolizmin e trurit.

Kafeja e dekafeinuar nuk ka të njëjtin efekt. Zbulimi, i publikuar në Arkivën e Mjekësisë së Brendshme në SHBA, ka ardhur pas një studimi të kryer mbi 50 mijë gra amerikane, të cilat punojnë si infermiere.

Ekspertët tani po punojnë më shumë për të zbuluar këtë lidhje dhe shprehen të sigurtë që shumë shpejt do të provojnë që gratë që konsumojnë më shumë kafe janë në humor më të mirë.

Ekipi nga Shkolla e Mjekësisë në Harvard kontrolloi gjendjen shëndetësore të grave për një dekadë, nga viti 1996 në 2006 dhe e bazon rekomandimin e tij tek pyetësori që u është dhënë atyre mbi konsumimin e kafesë.

Vetëm rreth 2600 nga gratë e testuara shfaqnin shenja stresi dhe depresioni gjatë kësaj periudhe. Shumica e tyre preferonin të mos ishin kafepirëse, sesa ta konsumonin atë në mënyrë të shpeshtë.

Krahasuar me gratë që punë një kafe të kafeinuar ose më pak në javë, ato që konsumojnë dy ose tre filxhanë kafe në ditë kishin 15% më pak rrezik që të stresoheshin. Ato që pinë katër filxhanë e sipër gjasat që të rrezikonin ishin 20 për qind më pak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA