“Thonë se Ghaddafi gjendet në Venezuelë dhe më pas në Niger, por ata nuk e dinë se unë jam mes popullit tim”.
Me këto fjalë, lideri libian Muammar Gheddafi, do të bëhet i gjallë me një mesazh audio të shpërndarë nga radio e Bani Walid.
“Sot martiri libian – vazhdon Gheddafi – ka vdekur për t’i thënë jo kolonializmit të francezëve dhe britanikëve që duan naftën. Ndërsa ne jemi në pritje të martirizimit”.
Deklaratat e kolonelit mbërrijnë në një moment të vështirë për lealistët, të rrethuar nga rebelët prej disa ditësh.
Një ditë për t’i dhënë kurajo popullsisë së trupave të Bani Walid.
“Çdo ditë jam në kontakt me krerët që luftojnë në zonat e pushtuara dhe shumë shpejt do të fillojë ora zero”, ka shtuar Gheddafi.
Top Channel