Filipine, uragani kalon në Manila, viktima
27/09/2011 19:35
Është të paktën 16 numri i viktimave të uraganit Nesat që ka përfshirë kryeqytetin Manila, ku janë regjistruar përmbytje të mëdha dhe ndërprerje energjie.
Kreu i mbrojtjes civile, Benito Ramos, ka deklaruar se bëhet fjalë për një stuhi shumë fortë.
“Kemi marrë lajme për fryrjen e lumenjve dhe ka pasur evakuime në shumë zona. Bilanci i dëmeve ende nuk dihet”, është shprehur ai duke theksuar se stuhia është ende e fortë në këtë zonë.
Numri i viktimave është i destinuar të rritet, me mbërritjen e lajmeve të reja nga trupat e ndihmës së shpejt.
Top Channel