Arabi, gruaja në timon dënohet me 10 kamzhikë

27/09/2011 19:10

Një grua saudite është dënuar me 10 goditje me kamzhikë për thyerjen e ligjit i cili në vendin e pasur të Gjirit, i ndalon femrave që të jenë në timon.

Lajmin e ka bërë të ditur BBC.

Gruaja ishte ndaluar në korrik, ndërsa drejtonte në rrugën e Gedda, në valën e një fushate, “Women2drive”, e organizuar nga një grup aktivistësh që kishin ftuar qytetarët e mbretërisë të thyenin tabunë.

Vendimi i gjykatësve sauditë hedh një hije dyshimi në zhvillimin historik me të cilin mbreti Abdullah, të dielën e shkuar, u dha të drejtën grave të votojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA