Vaksinë kundër puçrrave të fytyrës
26/09/2011 15:20
Është duke u studiuar një vaksinë për të parandaluar dhe kuruar puçrrat e fytyrës.
Sanofi-Pasteur ka firmosur një kontratë me Universitetin e San Diegos për zhvillimin e një medikamenti që të mbron nga aknet.
Bëhet fjalë për një vaksinë parandaluese dhe terapeutike, ose për një terapi bazuar në antitrupa kundër puçrrave.
Sipas “New Scientist”, janë duke u zhvilluar eksperimente premtues tek kafshët që tregojnë se mund të nxitet sistemi imunitar që të luftojë bakteret që shkaktojnë aknet.
Top Channel