
Opozita e majtë në Francë ka marrë kontrollin e Dhomës së Larte të
parlamentit, duke i dhënë kështu një goditje të fuqishme Nikolas
Sarkozisë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit që vjen.
Socialistet dhe te tjere kandidate te majte po kremtojne ate qe cilesohet si fitore historike, duke siguruar per te paren here qe prej 1958-tes nje shumice absolute ne senat.
“Mendoj se tani, mund te themi me te vertete se republika do te jete ne gjendje te ece me kembet e veta. Do te kujdesemi ne per projektligjet e bllokuara prej nje kohe teper te gjate”, tha Martine Aubrey, kandidate socialiste ne zgjedhjet presidenciale.
Kryetari i Senatit, Gerard Larcher, i Partise Konservatore te Sarkozise UMP, e pranoi se triumfi i se majtes ishte me i madh nga sa pritej. Kjo kthese e kahut, sipas tij, do te kete pasoje sizmike sidomos tani perpara zgjedhjeve te muajit prill.
Senati ne France votohet nga perfaqesuesit e zgjedhur dhe jo nga populli. Megjithate, socialisti Francois Hollande, njeriu qe pritet te jete rivali kryesor i Sarkozise per postin e presidentit, e pershkroi rezultatin e votimit si nje disfate te thelle per kundershtarin e tij.
“Pas ketyre zgjedhjeve historike per Senatin, – deklaroi Hollande,- do te kemi nje pale zgjedhje historike edhje per kreun e shtetit”. Humbja e kontrollit ne Dhomen e Larte te parlamentit nuk pritet t`i devijoje megjithate planet e Sarkozise per te kerkuar nje mandat te dyte presidencial. Por per shefin e Elizese perpjekja per te qendruar nuk do te jete e lehte, ndersa sondazhet e opinionit sugjerojne se opozita socialiste do te triumfoje edhe ne ate rast.
Top Channel