Peshku, ushqimi i trurit
26/09/2011 17:00
Konsumimi i peshkut, 3-4 herë në javë, pakëson rreziqet për iktuse në tru. Përfundimin e ka nxjerrë një studim i kryer nga Susanna Larsson e Nicola Orsini të institutit Karolinska të Stokholmit dhe i publikuar në revistën Stroke.
Për studim është marrë një kampion i madh i prej 400 mijë personash të moshës 30-103 vjeç, në disa vende të ndryshme.
Duket se klasikja “fish and chips” nuk jep rezultate të mëdha në terma të parandalimit, sepse skuqja e tij i heq peshkut përfitimet e tij.
Top Channel