
Pavarësisht shqetësimeve të borxhit të jashtëm në Europë, monedha e
përbashkët vazhdon të mbetet mbi mesataren e saj që prej krijimit 12
vjet më parë, shenjë që sipas Bloomberg, sinjalizon se mundësitë e
kolapsit janë realisht të pakta, ndërsa zyrtarët kanë shtuar përpjekjet
për frenimin e përhapjes së krizës.
‘Ne projektin e Euros dhe afrimin e vendeve te kontinentit te vjeter eshte investuar nje kapital jashtezakonisht i madh politik dhe ideologjik’, thone ekspertet. Investitore te ndryshem kane parashikuar fundin e Euros apo se paku, nje barazim te tij me dollarin. Por ne te njejten kohe, fuqia relative e monedhes reflekton angazhimin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Nicolas Sarkozy per te zgjidhur krizen e borxheve qe ka pllakosur rajonin dhe per ta mbajtur Greqine, Irlanden dhe Portugaline brenda bllokut 17 anetaresh.
E ndersa bonot tregojne pritshmeri ne rritje te nje mospagimi nga ana e greqise, strateget e valutes ende parashikojne nje rritje te vleres se euros kete vit. Qeverite europiane jane duke eksploruar pershpejtimin e krijimit te nje fondi te perhershem shpetimi, i cili normalisht duhet te niste korrikun e 2013-tes. Euro, thote Bloomberg, vazhdon te mbetet rruga me e mire per vendet periferike te europes qe te behen me konkuruese e te zgjidhen problemet e veta strukturore.
‘Euro,- vazhdon site-i kryesor per informacionet financiare, – pritet te qendroje kete vit mbi nivelin e 1.30 dollareve, teksa bankat qendrore te udhehequra nga Banka Kombetare Zvicerane dhe fondet e pasura sovrane si ato ne Azi kerkojne alternativa ndaj monedhes se gjelbert’.
‘Nuk besoj se euro do te rrenohet,- thote kreu i strategjive globale ne njesise se JPMorgan ne Londer, Audrey Childe-Freeman. – Eshte e vertete qe po perballet me sfida te medha, por kjo nuk nenkupton fundin”. Sipas Childe-Freeman, ekonomikisht asnje vend anetar nuk do te fitonte nga shperberja e eurozones dhe politikisht, kjo ka shume pak gjasa te ndodhe.
Top Channel