Afganistan, sulm selisë së CIA-s në Kabul

26/09/2011 17:20

Një punonjës afgan ka vrarë një shtetas amerikan dhe plagosur një tjetër pasi u qëllua për vdekje në një kompleks që besohet të jetë selia e CIA-s në Kabul.

Ngjarja ndodhi të dielën mbrëma në kompleksin që dikur njihej si hoteli “Ariana”.

Motivet e sulmit të së dielës janë ende të paqarta. Punëtorët afganë të CIA-s zakonisht u nënshtrohen kontrolleve të rrepta të sigurisë.

Korrespondenti i BBC në Kabul, Paul Wood, thotë se ende nuk dihet nëse autori i sulmit ishte një rekrut i talebanëve, apo qëlloi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes anëtarëve të personelit, që degradoi në gjakderdhje për shkak të pranisë së armëve.

Sipas korrespondentit, që i referohet një burimi, kur personi i armatosur hapi zjarr qëlloi në të gjitha drejtimet.

Burime të kundërspiunazhit afgan thanë për BBC se personeli i tyre në zonë dëgjoi një shpërthim dhe të shtëna, që zgjatën rreth 10 minuta.

Kompleksi ndodhet në pjesën më të sigurtë të kabulit, në afërsi të ambasadës amerikane dhe bazave ushtarake të NATO-s.

Ndërkohë, një burim tjetër pranë presidencës afgane dhe se, “pasi u dëgjua shpërthimi, një makinë e Ushtrisë Kombëtare Afgane kaloi aty pranë. Rojet e ndërtesës së CIA-s hapën zjarr ndaj automjetit pasi menduan se sulmi kishte ardhur andej”.

Burimet thanë gjithashtu se dy ushtarë të UKA, një roje e CIA-s dhe një roje presidenciale mbetën të plagosur.

Ngjarja vjen dy javë pasi një grup militantësh sulmuan ambasadën amerikane dhe ndërtesat qeveritare në kryeqytetin afgan, ku humbën jetën 25 persona.

Sulmi në fjalë përkeqësoi marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit, që akuzohet nga Uashingtoni si arkitekt i atentatit dyditor.

Gjithashtu, Kabuli u trondit së fundmi edhe nga vrasja e negociatorit për paqen, Burhanuddin Rabbani, si pasojë e shpërthimit të një autobombe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA