SHBA komenton rrokadën në Rusi
25/09/2011 19:35
Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan të përmbajtura ndaj ndryshimeve të planifikuara të posteve në udhëheqjen shtetërore ruse.
“Politika e presidentit Barack Obama kundrejt Rusisë nuk varet nga individi që ndodhet në krye të shtetit”, sqaroi një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Amerika, vazhdoi ai, do t’i qendrojë ripërtëritjes së marrëdhënieve me Moskën edhe nëse kryeministri Vladimir Putin rikthehet në vitin 2012 në postin e presidentit.
Një ditë më parë, kreu aktual i shtetit Dmitri Medvedev propozoi paraardhësin e tij dhe kryetarin aktual të qeverisë, Putin si kandidat të partisë qeverisëse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
Top Channel