110 mijë makina për skrap

25/09/2011 18:50

110 mijë është numri i makinave të cilat mendohet se janë cuar për skrap. Këto makina nuk janë c’rregjistruar dhe mendohet se janë pjesë kryesore e materialeve bazë me të cilat merren bizneset që grumbullojnë makina jashtë funksionit.

Projektligji  për makinat në fund të jetës, synon që të disiplinojë këtë treg duke hequr nga tregtimi  të gjitha pjesët e rrezikshme të makinave që përmbajnë substanca të rrezikshme, sic është plumbi, zhiva, kadniumi dhe kromi 6 valent

Operatorët që do të merren me këtë biznes, duhet që të kenë të gjitha certifikatat që tregojnë se ky automjet ka dalë nga qarkullimi dhe ku do të jetë destinacioni i tij final. Një formë për të shmangur edhe abuzimet e ndryshme që mund të jenë kryer me këto automjete.

Në këtë projektligji saktësohet se më 1 janar të vitit 2017  ripërdorimi dhe rikuperimi i automjeteve në fund të jetës do të rritet të paktën deri në 85 % të peshës mesatere për automjet cdo vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA