Një grua ndryshon krehjen 30 herë në jetë
24/09/2011 15:20
Flokët përbëjnë kartëvizitën më të mirë të ndryshimit të një gruaje, qoftë kjo për një punë të re apo për një të dashur.
Në një sondazh vitin e shkuar të bërë nga një stilist i njohur anglez, në një kampion prej 3 mijë grash, kishte nxjerrë në pahë se si bashkombaset e tij ishin më të vendosura të ndryshonin krehjen.
Gratë nga mosha 13-65 vjeç ndryshonin flokët me një mesatare dy herë në vit dhe motivi që mbizotëronte ishte mërzitja nga look-u i zakonshëm.
Të dhënat janë konformuar nga një kërkim i fundit, këtë herë i kryer nga faqja “Superdrug.com”, që ka llogaritur një mesatare prej 30 ndryshime të flokëve në jetën e një gruaje moderne, me 15 muaj diferencë nga një model në tjetrin.
Top Channel