Sateliti amerikan UARS ka rënë në atmosferën tokësore, duke u shkatërruar gjatë impaktit, në një zonë që gjendet në Oqeanin Paqësor.
Lajmin e ka bërë të ditur NASA duke iu referuar të dhënave të dhëna nga Qendra e Operacioneve Hapësinore të bazës kaliforniane të Vandenberg.
Agjencia hapësinore amerikane ka përcaktuar orën e rënies nga intervalin 5,23-7.09 të mëngjesit të sotëm.
Pjesa më e madhe e satelitit prej gati 6 tonë është djegur sapo ka hyrë në kontakt me atmosferën, por rreth 500 kg mund të kenë rënë në sipërfaqen e tokës.
NASA paralajmëroi publikun që çdo copë e tij nuk duhet të preket, jo se mund të ketë lëndë toksike, por për të shmangur çdo rrezik dëmtimi nga metali i mprehtë.
UARS, me një peshë prej 7 tonësh, ishte hedhur në orbitë në vitin 1991 me mision studimin e dukurive mes atmosferës së Tokës dhe Diellit. Falë tij u zbuluan për herë të parë vrimat e ozonit në skajet e atmosferës.
Top Channel