
Kompania taivaneze Via, e njohur për prodhimin e qarqeve elektronike, ka
paditur gjigandin Apple me predentimin se ka kpjuar disa ide,
ekskluzivitetin e të cilave i zotëron vetëm ajo.
Via ka deklaruar se idetë e diskutueshme janë përdorur në televizionet, iPod-et, iPad-et dhe iPhone-t që mbajnë markën Apple.
Idetë në fjalë përfshijnë mënyrat se si qarqet elektronike në këto produkte përdorin, transferojnë dhe manipulojnë të dhënat.
Via ka plotësuar një kërkesë të cilën e ka depozituar si në një gjykatë amerikane, ashtu edhe në Komisionin Ndërkombëtar të Tregtisë.
Shefi i kompanisë, Wen Chi Chen tha se firma është e vendosur të mbrojë interesat e saj dhe ato të aksionerëve.
Aksioni ligjor pritet të lidhet me një përplasje të vjetër mes Apple dhe prodhuesit taivanez të smartphone-ve, HTC.
Zoti Chen është i martuar me presidenten e HTC, Cher Wang, me të cilën ka bashkëthemeluar të dyja bizneset.
Betejat e mëparshme ligjore mes dy kompanive kanë përfunduar me fitore të Apple, pasi HTC kishte kopjuar disa ide të saj.
Top Channel