Obama dështon me Abaz 

22/09/2011 08:00

Takimi i Barak Obamës me liderin e Mahmud Abaz zgjati rreth një orë,
kohë gjatë së cilës shefi i Shtepisë së Bardhë u përpoq të bindte
liderin e Autoritetit Palestinez të hiqte dorë nga përpjekjet për
anëtarësi në OKB.

Megjithese presidenti amerikan e pohoi ne gojen e tij se Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin veton kerkeses se Abazit ne Keshillin e Sigurimit, ky i fundit eshte shfaqur i palekundur nga pozicioni i deritanishem. Te njejten gje, Obama e beri te qarte edhe ne fjalimin perpara Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, ku tha se nje shtet palestinez mund te arrihet vetem nepermjet bisedimeve me Izraelin.

“Ajo qe ne kerkojme eshte nje e ardhme ku palestinezet te jetojne ne nje shtet te vetin sovran, pa limite se cfare mund te arrijne. Nuk vihet fare ne diskutim qe palestinezet e kane pare kete vizion te vonohet dhe shume madje. Pikerisht pse beson ne aspiratat e tyre, Amerika ka investuar kaq shume kohe dhe perpjekje per ndertimin e shtetit palestinez. Por angazhimi i saj per sigurine e Izraelit eshte i palekundur dhe miqesia jone me te, e thelle dhe e qendrueshme. Ndaj mendojme se per arritjen e nje paqeje afatgjate, duhet te pranohen shqetesimet e sigurise me te cilat Izraeli perballet cdo dite. per hir te se vertetes, duhet thene se ai rrethohet nga fqinj qe vazhdimisht e kane sulmuar. Ky vend i vogel me me pak se 8 milione banore, sheh nga nje bote ku lidere kombesh shume te medha se ai kercenojne ta zhdukin nga harta”, tha Obama.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi paralajmeroi se perdorimi i vetos ne Keshill mund te nxise nje tjeter cikel dhune ne rajon. Por Izraeli e vlereson ndihmen e aleatit te madh dhe sic tha kryeministri Beniamin Netaniahu gjate takimit te tij me Obamen eshte i bindur se planet palestineze, do te deshtojne.

“Zoti president, dua t`ju falenderoj per mbeshtetjen qe i jepni Izraelit dhe arritjes se paqes permes bisedimeve. Per kete, jemi dakort dhe ne, rruga e vetme drejt paqes jane negocjatat. Palestinezet e meritojne nje shtet dhe kete e kemi thene, por ky shtet duhet te jete ne paqe me Izraelin. Ndaj perpjekjet per ta anashkaluar kete proces, nuk do te jene te suksesshme”, tha Sarkozi.
 
Këto ditë është folur për një përplasje të mundshme diplomatike në Kombet e Bashkuara për çështjen e Lindjes së Mesme. zyrtare të Kuartetit të Lindjes së Mesme, të përbërë nga SHBA, BE, OKB dhe Rusia, do të takohen gjatë javës, me shpresën për një marrëveshje të minutës së fundit.

Kundër një shteti palestinez

Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se do ta bllokojnë këtë tentativë të palestinezëve në Këshillin e Sigurimit me veton e tyre, duke mbështetur kështu këndvështrimin e Izraelit se bisedimet direkte janë rruga e vetme drejt paqes.

Obama ka kërkuar që të hiqet dorë nga votimi në organin më të lartë të OKB-së për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, dhe në vend të kësaj, t’i jepet kohë ndërmjetësuesve të kuartetit të prodhojnë një deklaratë e cila të shërbejë si bazë për rifillimin e negociatave dypalëshe.

Kuarteti ka ndërmend t’u lërë izraeliteve dhe palestinezëve 1 vit kohë për arritjen e një marrëveshjeje të mbështetur në vizionin e Obamës që i referohet kufijve të para luftës së vitit 1967, por me shkëmbime terreni për të cilat duhet rënë dakord. Deklarata aprovon dhe idenë e dy shteteve për dy popuj, hebrenjtë dhe palestinezët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA