Në vitin 1913, në Angli, një nxënës 12-vjeçar shkroi një ese, të cilën mësuesja ia kishte dhënë si detyrë të gjithë klasës, ku parashikoi se si do të ishte viti 2000.
Kjo detyrë është gjetur tashmë nga disa kërkues dhe shumë nga parashikimet e 12-vjeçarit Edgar Codling janë përmbushur.
Djali kishte parashikuar se në vitin 2000 avionët do të ishin të përhapur po aq sa edhe makinat dhe se biçikletat, të cilat në atë kohë ishin shumë të shtrenjta, do të mund të bliheshin nga kushdo.
Gjithashtu Edgar parashikonte suksesin që do të kishin gazetat: “Gazetat do të përhapen shumë dhe do të jenë shumë të lira dhe të gjithë do të mund t’i blejnë.”
Parashikime të gabuara për emancipimin e femrave në esene e 12-vjeçarit: “Femrat mund të fitojnë të drejtën e votës, por ka më shumë mundësi që të mos e fitojnë këtë të drejtë.”
Top Channel