Dikur dreka për ne shqiptarët ka qenë një vakt i plotë e i shëndetshëm. Sot, ndryshimi i regjimit të punës, jetës plot dinamikë dhe lëvizjet e shumta e kanë zbehur këtë traditë. Në shumë raste, sallata, supa, perimet e zarzavatet zëvendësohen nga sufllaqet.

E kjo mënyrë e re ushqyerje, e zgjedhur apo e kushtëzuar, ka ndikuar shumë në formësimin e një brezi ndryshe: obezët janë shtuar në masë. Studimet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se shqiptarët e sotëm janë 3 herë më shumë obezë karahasuar me brezin e viteve ’80. Më shqetësuese shifrat vijnë për fëmijët, të cilët shënojnë 10 herë rritje të obezitetit krahasuar me fëmijët e viteve ’70. Ata përbëjnë 13% të të prekurve nga kjo sëmundje. Ushqimi, është faktori më ndikues i kësaj situate alarmante. Shumë njerëz duket se e kanë të pamundur të shmangin zgjedhjet shumë-kalorike, vecanërisht për shkak të jetës intensive dhe punës me orare të zgjatura. Në të vërtetë, nuk është kaq e pamundur.

“Shumë mirë mund të përgatisim në shtëpi një sanduiç me bukë të zezë me perime e zarzavate. Mjafton vetëm pak proshutë në mënyrë që të kemi vetëm gjysmën e kalorive që ka një sufllaqe apo diçka tjetër e gatshme”, shprehet dietologia Enkelejda Ferrollari.

Për fat të keq obeziteti sot po shndërrohet në epideminë më të re që po pushton pandalur planetin. Më shumë se 1 miliard njërëz në botë, vuajnë mbipeshën, prej të cilëve 300 milionw janë të dhjamosur rëndë. Edhe më dramatik është fakti se obeziteti është shkaktari kryesor i hipertensionit arterial për rreth 600 milionw njerëz, i diabetit për 177 milionw të sëmurë. Ndër të tjerë edhe 20 milion njerëz të prekur nga kanceri dhe 20 milion të tjerë me zemër, janë obezë. Për këtë arsye, një nga reformat më radikale që Amerika po kryen është ndryshimi i piramidës ushqimore, që sot është kthyer në një pjatë shumë modeste ushimi e me kalori të reduktuara.

Por, nuk janë vetëm zgjedhjet e këqia ushqimore arsye për shëndoshje. Ju kujtohen ato kohë të arta kur lëviznim me këmbë kudo dhe vetëm për udhëtime në distanca të largëta merrnim autobuz? Sot makina ka zëvendësuar këmbët tona. Shtëpi-makinë-punë-makinë-kafe dhe kilet shtohen.

Statistikat tregojnë se numri i automjeteve në Shqipëri është 121 për 1000 banorë, i rritur ky raport me 126 % krahasuar me 10 vite më parë. Bum-i i automjeteve ka ndikuar në uljen e lëvizjeve me këmbë dhe për distanca të shkurtra. Ndërkohë që specialitët thonë se për të mbajtur trupin në formë, njeriu duhet të kryejë mesatarisht 10 mijë hapa në ditë, të përkthyera këto me 3-5 kilometra.

Njerëzit japin arsye nga më të shumta për të justifikuar jetën sedentare. Më të shpeshtat janë “palestra është e shtrenjtë”, “nuk kam kohë të bëj ushtrime”, “nuk kam vend ku të bëj ecje apo vrap në lagjen time”.

“Njerëzit mund të dalin në Liqenin Artificial dhe të bëjnë shumë ushtrime sepse është një vend i rehatshëm dhe mund të ushtrohet falas për më tepër”, shprehet Moza Mevlani.

Cdo ditë bombardohemi nga risi informacionesh dhe prurje të teknologjisë, të cilat na joshin për të ruajtur pa shumë sforco formën trupore. Në fakt, jo për të qenë tradicionalë, por mënyra më e efektshme dhe e shëndetshme për mirëqenien fizike, mbeten ushqyerja e mirë dhe aktiviteti i pareshtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA