NASA: UARS do të digjet në atmosferë
20/09/2011 15:50
Është parashikuar për të premten në datën 23 në një zonë të Tokës ende të panjohur dita kur do të digjet në atmosferë sateliti i vjetër i NASA-s, UARS (Upper Atmosphere Research Satellite).
Sipas ekspertëve, nuk do të ketë asnjë rrezik për Tokën.
Megjithatë çdokush do të ketë mundësi të shikojë një shpërthim spektakolar të përmasave të tilla saqë do të jetë e mundur të shikohet edhe gjatë ditës.
UARS, me nje peshë prej 7 tonësh, është hedhur në orbitë në vitin 1991 me mision studimin e dukurive mes atmosferës së Tokës dhe Diellit.
Falë tij u zbuluan për herë të parë vrimat e ozonit në skajet e atmosferës.
Top Channel