Gjendet mekanizmi për fshirjen e kujtimeve të këqija
20/09/2011 15:45
Të fshish kujtimet e mëparshme, të lidhura ndoshta me ngjarje tragjike, ose e kundërta, t’i përforcosh kur ato humbasin për shkak të sëmundjeve.
E gjithë kjo nuk është më një fantashkencë, por një objektiv gjithnjë e më i arritshëm.
Një grup shkencëtarsh, të drejtuar nga Cristina Alberini e Universitetit të Nju Jorkut, ka zbuluar mekanizmin bazë të proçesit të konsolidimit të kujtimeve të caktuara.
I gjithë proçesi është i lidhur me disa hormone që mund të japin mundësinë e fshirjes apo forcimit të kujtesës.
Top Channel