SIDA, testet promovojnë terapinë me gene
19/09/2011 15:35
Janë pozitive rezultatet e para të eksperimentit mbi pacientë me HIV të një terapie me gene kundër SIDA-s.
Bëhet fjalë për një kurë eksperimentale që synon në shkatërrimin e një geni që ndihmon virusin të infektojë qelizat imunitare.
Bëhet fjalë për studime paraprake të kryera mbi 10 pacientë.
Rezultatet e para eksperimentale janë paraqitur në konferencën me temë “Interscience on Antimicrobial Agents and Chemotherapy”, të mbajtur në Çikago nga Carl June i Universitetit të Pensilvanisë.
Top Channel